MENU
klinika

Tre veprat penale që rëndojnë mbi ta

“Blogerët” që mësynë uzinën, agjentë të shërbimit ushtarak rus

22.08.2022 - 09:15

Prokuroria, Antiterrori, SHISH-i dhe Ministria e Mbrojtjes me grup ekspertësh janë duke hetuar ngjarjen e rëndë dhe të paprecedentë të dy ditëve më parë, ndodhur në Gramsh.

Ndërsa mbrëmë në Prokurorinë e Elbasanit ka mbërritur kryepolici i vendit, Gledis Nano, më shumë në rolin e ekspertit të çështjeve të Antiterrorit se sa si drejtues i strukturës policore, për asistencë jo vetëm në hetime, por edhe në terren, nëse është e nevojshme, është ofruar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës. Qëllimi i përcaktuar qartë tashmë është të verifikohet konkretisht se çfarë përfaqësojnë ata tre persona, dy rusë dhe një ukrainas, që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit. Po përpos pretendimeve të tyre se ata janë fotografë dhe blogerë që merren me publikimin e uzinave dhe vendeve ku mbahen armë, grupi hetimor është fokusuar te të qenurit e tyre agjentë me qëllime të caktuara që lidhen me spiunazhin rus. Të rinjtë, një vajzë dhe dy djem, mohojnë në mënyrë kategorike të kishin për qëllim të bënin ndonjë akt apo të jenë pjesë e strukturave të shërbimeve ushtarake të Rusisë, pasi ata kanë lëvizur bashkë në disa shtete të Europës. Madje, në dëshmitë e tyre ata kanë treguar gjithë itinerarin që kanë përshkuar derisa kanë mbërritur në vendin tonë ku edhe u përplasen me dy rojet e uzinës së Gramshit, teksa tentonin të hynin brenda të shihnin, të filmon dhe fotografonin çka gjendej aty. Ata fillimisht kanë pranuar se kanë pasur informacion se në atë uzinë gjendeshin kallashnikovët e hershëm sovjetikë, e për pasojë kanë dashur të plotësojnë koleksionin fotografik të kësaj arme.

HETIMET

Pos dëshmive të të gjithë protagonistëve, pra tre shtetasve të huaj dhe dy ushtarakëve tanë që shërbenin si roje në uzinën e harruar të Gramshit, ekspertët hetimorë kanë kërkuar ditën e djeshme të dhëna mbi tre të arrestuarit. Pas mësimit të rrugëtimit të tyre, momentit si dhe kur kanë hyrë në vendin tonë, prokuroria ka mësuar të dhëna mbi Svetlana Timofeeva, 33- vjeçaren ruse, e cila ka një blog të vetin dhe që pretendon që e furnizon me pamje të tilla prej 15 vitesh kohë kur ka nisur edhe udhëtimet nëpër botë. Por, ajo që bie në sy është fakti se vajza është vënë nën një akuzë të tillë edhe disa muaj më parë nga shërbimet sekrete të Kajros në Egjipt. Madje, mësohet se autoritetet vendase i kanë mbajtur në pranga të fejuarin e saj, një fotograf profesionist, sipas tyre, dhe lirimi i tij është bërë i mundur vetëm pas ndërhyrjes nga autoritetet ruse. Ndërkohë që dy djemtë, Mikhail Zorin 23 vjeç dhe ukrainasi 25 vjeç deri më tani nuk rezultojnë të skeduar, ndonëse tashmë ata janë të dyshuar bashkë me 33- vjeçaren Timofeeva si grup i përfshirë në spiunazh dhe që kanë qenë në atë uzinë për mbledhjeje të dhënash. Ose të paktën ky është versioni i pistës në të cilën janë fokusuar dyshimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fotografja që kapte imazhet e uzinave të braktisura”

Mediat prestigjioze për rusen Svetlana Timofoevan