MENU
klinika

Ulje e lehtë e çmimit

Bordi i Transparencës: Ja sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi

02.08.2022 - 18:50

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës, të cilat kanë pësuar ulje. Nafta do të tregtohet me 221 lekë për litër, nga 226 lekë për litër që ishte.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 207 lekë për litër nga 211 lekë për litër që ishte. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar dhe do të shitet me 81 lekë/litër

Njoftimi i plotë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.