MENU
klinika

Kriza dhe çmimet rekord

BSH: Qeveria, tjetër paketë për shtresat në nevojë

08.08.2022 - 09:57

Qeveria duhet të mbështesë  me një tjetër paketë familjet me të ardhura të pakta për të kompensuar rritjen drastike të  çmimeve. Ky është rekomandimi i Bankës së Shqipërisë  në një kohë që në vend po regjistrohen çmime rekord të produkteve ushqimore.

Në përgjigje të pyetjes së drejtuar nga ABC, banka Qendrore thekson se rritja e inflacionit është një shqetësim serioz dhe në  pjesën e mbetur të vitit parashikohet që  të forcohet edhe më shumë.aktualisht  në vend nuk po zbatohet asnjë subvencion për pensionistët dhe familjet në nevojë pasi paketa e miratuar  nga qeveria ku pensionistët përfitonin 3 mijë lekë  ka përfunduar në muajin qershor.

“Rritja e inflacionit është padyshim një shqetësim serioz për familjet shqiptare, dhe sidomos për ato me të ardhura të pakta.Një paketë e dytë suporti do të ishte – natyrisht – e dëshirueshme për familjet shqiptare. Megjithatë, mundësia e aplikimit dhe formati i saj duhen akomoduar brenda kufizimeve të buxhetit, jo thjesht të vitit aktual por edhe atij të vitit të ardhshëm, për të mos dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Sa më sipër, i takon qeverisë shqiptare të bëjë analizat dhe të ndërmarrë masat e duhura, në interes të shpërndarjes sa më të drejtë të kostove të kësaj goditjeje dhe të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.”

Shtrenjtimi  i  çmimeve  në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë parashikohet të ndikojë edhe në ecurinë ekonomike në vend.

“Për nga vetë origjina e goditjes, nivelet e larta të inflacionit kanë një ndikim negativ mbi ritmin e rritjes ekonomike. Sikundër e kemi theksuar, rritja e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2022 ka ardhur si pasojë e rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para në tregjet botërore gjatë këtij viti. Shqipëria, si një importues neto i një pjese të madhe të këtyre produkteve, do të detyrohet të paguajë një faturë më të lartë importi, sidomos për ato produkte të cilët nuk kanë zëvendësues në ekonominë tonë. Kjo nënkupton edhe një nivel relativisht më të ulët shpenzimesh për mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend, gjithnjë në raport me situatën e mungesës së goditjes.”

  Në vlerësimet aktuale Banka e Shqipërisë  parashikon se rritja ekonomike për vitin aktual pritet të jetë rreth intervalit 3.5 – 4%. Më tej, për dy vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje rreth nivelit 3%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konturet e një krize borxhi kanë filluar të shfaqen

“The Economist”: 53 ekonomitë e brishta në zhvillim


Çfarë sjell ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat

Qeveria tërhiqet nga strategjia që parashikonte rritje taksash

Po e përdor organizata energjinë si armë

OPEC vendos të ulë kuotat e prodhimit të naftës

Deutsche Welle/ Paketa e re e sanksioneve

BE pranon kufirin e çmimit të naftës ruse

"Viti 2023 do jetë edhe më i vështirë"

Balluku publikon vendimet e grupit të punës