MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Chelsea mban Brojën, merr edhe numrin në fanellë

05.08.2022 - 09:31

Tani duket se nuk ka më dyshime. Armando Broja do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Chelsea për sezonin e ri. “Zyrtarizimi”, edhe pse ka thuajse një muaj deri në fundin e merkatos, ka ardhur nga fakti se klubi ka bërë të ditur numrat e lojtarëve të ekipit të parë.

Në njoftimin e klubit, edhe Broja rreshtohet me skuadrën e parë dhe tashmë jo me numrin 39 provizor që i ishte dhënë në miqësore, por me një numër që ai e preferon, 18-ën, të cilën e ka mbajtur edhe në radhët e Southampton.

Për të liruar këtë numër, Chelsea ka shkuar deri aty sa ia ka hequr Ros Barkley, mesfushorit anglez i cili ka luajtur 33 ndeshje me “tre luanët”. Ky i fundit ka mbetur pa numër, pasi tashmë atë që mbante ai të blutë që nga viti 2018, i përket Brojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ardhmja e yllit shqiptar

Tuchel e ka marrë vendimin për Brojën