Raporti vjetor i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga “The Economist Intelligence Unit” dhe bën një klasifikim të vendeve më të mira për të jetuar në botë: 173 qytete që analizohen në pesë kategori sipas stabilitetit, kujdesit mjekësor, kulturës dhe mjedisit, arsimit dhe infrastrukturës. Indeksi Global i Jetueshmërisë përcakton sfidat me të cilat përballet një individ në 173 qytete. Në vitin 2022, kufizimet e lehtësuara të COVID-19 në disa pjesë të botës çuan në ndryshime të mëdha, por një qytet historik përsëri zuri vendin e parë. Dhjetë vendet e para dominohen nga Evropa Perëndimore dhe Kanadaja. Por si janë të renditur ato?!
Osaka, Japoni
Qyteti i parë aziatik në renditje. Është qyteti i tretë më i madh në Japoni. Është qyteti që ndërthur më së miri traditën dhe modernitetin në mënyrë liberale.
Amsterdam, Holandë
Qyteti i kanaleve, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është i njohur për ofertat e tij të ndryshme kulturore.
Toronto, Kanada
Natyra, por edhe siguria, arsimi dhe shëndetësia të njohura ndërkombëtarisht në Toronto.
Frankfurt, Gjermani
Qyteti i parë gjerman në renditje nuk është kryeqyteti i vendit. Ai është ngjitur 32 vende që nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të kujdesit shëndetësor. Është kthyer në një qendër shumë të rëndësishme financiare dhe ka një numër të madh emigrantësh.
Gjenevë, Zvicër
Qyteti i dytë zviceran në dhjetëshen e renditjes ndërkombëtare. Një qytet ku ndodhet selia e Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe selinë e dytë të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore.
Vankuver, Kanada
Një nga qytetet më ndërkombëtare dhe ai që mirëpret më së miri çdo turist apo këdo që dëshiron të punojë dhe të jetojë atje. I rrethuar nga një natyrë fantastike. Shërbimet janë forca e tij e madhe.
Kalgari, Kanada
Shumë afër maleve shkëmbore, bora është protagoniste; kafenetë dhe baret e stilit hipster janë të njohura ndërkombëtarisht.
Zyrih, Zvicër
Natyra e mrekullueshme, një nga qytetet më të pasura në Evropë, jo vetëm në Zvicër. Teknologjia e saj e prodhimit të orëve ndërthur traditën dhe modernitetin.
Kopenhagë, Danimarkë
E famshme për gastronominë, dizajnin, kulturën, artin dhe pasionin e saj për çiklizmin.
Vjena, Austri
U zgjodh qyteti më i jetueshëm në botë në vitet 2018 dhe 2019. Është një nga qytetet perandorake më mbresëlënëse në Evropë.