Turneu Masters i Cincinnati-t është gjithë surpriza. Numri 1 në botë për femra, tenistja polake Iga Sëiatek, është eliminuar pas humbjes 2-0 (6-3, 6-4) ndaj amerikanes Madison Keys. Nga turneu u eliminua edhe numri 3 në botë, tenistja tuniziane Ons Jabeur.
Nga gara u tërhoq tenistja rumune Simona Halep, e dëmtuar, ndërkohë që u eliminuan edhe tenistja spanjolle Paola Badosa (numri 2), ajo britanike Emma Raducanu (numri 7) si dhe ajo estoneze Anett Kontaveit, numri 4 në botë.
Te meshkujt, avancon në cerekfinale numri 1 në botë, rusi Daniil Medvedev, që mundi Denis Shapovalov. Më tej avancon edhe greku Stefanos Tsitspas, që mposhti Diego Schwartzman. Nuk zhgënjen as spanjolli Carlos Alcaraz, që kualifikohet më tej.