MENU
klinika

Komente të ashpra në rrjete sociale

Dafina sherr me Erën për një palë vathë?!

01.08.2022 - 09:58

Një palë vathë janë bërë arsyeja që Dafina nxiti komente të shumta në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një palë vathë me perla, me të cilët Dafina u shfaq në fotot e fundit në rrjete sociale ndërsa Era në paralajmërimin e bashkēpunimit me Mozzik kishte të njëjtit në vesh.

Kaq mjaftoi që Dafina të shkonte në Twitter dhe të shkruante disa statuse.

Ajo e akuzoi se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu.

Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny (je qesharake)”.

Nisur nga kjo, ndjekësit shpërthyen në komente duke mbajtur qëndrime të ndryshme. Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sherre për një palë vathë.

Image

Të tjerë janë treguar më të ashpër.
Kur shpërndan urrejtje, merr urrejtje. Merr shembull nga Elvana, Dhurata, Kida sa pozitive dhe aspak inatçore për sukseset e kolegëve. Ti dhe Tayna jeni shumë toksike! Shiko punën tënde, rritu!”- shkruan një komentues.

Image

Sigurisht fan-base e dy këngëtareve kanë mbështetur idhujt e tyre përkatës, duke bërë edhe krahasime mes tyre.

Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.

Image

Pas reagimit të Dafinës, Era Istrefi shmangu gjithçka dhe deri tani ajo nuk ka bërë asnjë postim lidhur me debatin e nxehtë që ka nisur në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se të dyja kanë postuar fotot me një diferencë të shkurtër kohore.

Po ashtu fotoja e Erës është shkrepur ditë më parë kur ka xhiruar videoklipin me Mozzik.

Image

Aksesorët nuk janë ekskluzivë dhe sot tendencat njihen shpejt dhe nga të gjithë, ndaj është e vështirë të kuptosh se kush kë po kopjon dhe mbi të gjitha nëse po “kopjon” apo thjesht ndjek një trend.

Dhe si për ironi të fatit në mbrëmje Dafina dhe Era performuan në të njëjtin club.

ImageImageImage

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Beatrix Ramosaj te Ledri Vula

Kush janë vipat më të paguar gjatë verës?


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën