MENU
klinika

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

DASH: Dialogu do zhbllokojë rrugën drejt BE

28.08.2022 - 09:51

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e qytetarëve përmes ID-ve.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, DASH thotë se besojnë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të pasojë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të DASH.

DASH thotë se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, përderisa Dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Sipas tyre, deri në fund të muajit, bazuar në angazhimin e të dyja palëve dhe të emisarit special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, ata do të gjejnë një mënyrë që ta vazhdojnë dialogun në mënyrë paqësore për të ecur përpara.

“Pra, pres që deri në fund të muajit, bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe në punën e palodhur të Përfaqësuesit Special për Bashkimin Evropian, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”, ka theksuar zëdhënësi.

Kujtojmë se sot, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet. Serbia ka vendosur të lejojë kosovarët të udhëtojnë nëpër territorin e saj. Njësoj është dakorduar edhe pala kosovare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshja për njohjen e dokumenteve

Kurti flet për fqinjësi të mirë me Serbinë


Qeveria e Kosovës kundër: Ndez konflikt të gjerë në Ballkan

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Serbinë nën “petkun” e shkëmbimit territorial?

“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”

REL: Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit të vizave

Analiza e REL: Qëndrimi i tij ndër vite për Kosovën

Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale!

Nga shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi tek...

Fitorja e Trump hap “Kutinë e Pandorës” në Ballkan