MENU
klinika

“Si e kalove kaq lehtë?”

Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve

10.08.2022 - 11:26

Aktorja e humorit Delinda Disha, ndau disa muaj më parë me ndjekësit lajmin e trishtë të humbjes së dy binjakëve të saj.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkroi Delinda në postimin e saj në muajin mars.

Aktorja ka nisur së fundmi në Egjipt pushimet me partnerin dhe djalin e saj. Delinda nuk i ka harruar ndejkësit dhe ka zhvilluar një Q&A në InstaStory.

 

Mes shumë pyetjeve një ndjekës e ka pyetur Delindën për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– i shkruan ndjekësi.

Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas largimit nga Top Channel dhe padisë në gjyq

Delinda Disha: Gjeta gjëra që kishte vite që më mungonin

"COVID-19 është një mashtrim!"

Pas Labinotit edhe Delinda deliron për pandeminë!


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë