Pas fitores së fundit ndaj Lacit, presidenti i Partizanit, Gazment Demi, pohoi se është një nisje e mirë, por duhet vazhdimësi. Ndërkohë që shpejt ekipi do të luajë në stadiumin e vet.
Jeni i kënaqur me skuadrën në këtë fillim kampionati?
𝐃𝐞𝐦𝐢: Po mirë them, si fillim mirë duket, por është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit.
Paraqitja ndaj Laçit e kthen Partizanin në një pretendent serioz për kampionatin…
𝐃𝐞𝐦𝐢: Nuk e dimë këtë gjë, ka ende shumë kohë. Laçi është një ekip shumë i fortë, ku mendoj se luajtëm më mirë dhe u shpërblyem me fitore.
Në fund duartrokitët ekipin, kaq shumë ju pëlqeu loja?
𝐃𝐞𝐦𝐢: Sa kohë kishit që nuk e shihnit një Partizan të tillë? Mua m’u bënë 10 vite tanimë, e kam parë që ka luajtur dhe më mirë dhe më keq. Por me Laçin më pëlqeu si lojë, pasi ishte një lojë sulmuese, atë që unë kam dëshirë.
A është ky Partizani që dëshironi?
𝐃𝐞𝐦𝐢: Ende jo, e dua më të fortë.
Kur do të luajë Partizani nëimpiantin e tij?
𝐃𝐞𝐦𝐢: Do të luajë aty, rrini të qetë. Shumë shpejt.