MENU
klinika

Intervista (pa kohë) me Kadarenë

“Do të hyjmë në Evropë” – kjo shprehje, jo fort e saktë!

21.08.2022 - 20:08

        «Shqipja hyn mes dhjetë ose dymbëdhjetë gjuhëve themeltare të Evropës… Shprehja: “Do hyjmë në Evropë”, nuk është fort e saktë. Ne gjendemi në Evropë. Por nuk jemi të ndërgjegjshëm ende që jemi në Evropë. Ne jemi në themelet e Evropës. Nuk është vetëm gjuha shqipe. Është trualli shqiptar, është historia jonë, janë kujtimet tona…»

 

(Pjesë nga intervista e ’90-ës, në Francë)

Pyetje: Çfarë është Gjuha Shqipe? Ju thoni se është një gjuhë shumë “kursimtare”? Duhen më pak fjalë sesa në frëngjisht, për të shprehur ndjenjat?

Kadare: Gjuha Shqipe është gjuhë indoevropiane që qëndron më vete. Në familjen e gjuhëve indoevropiane janë tre gjuhë, të cilat janë më vete. Shqipja, armenishtja dhe greqishtja, pra janë gjuhë pa familje. Një prej tyre është shqipja, është gjuhë e vjetër. Ka më tepër karakteristika të gjuhëve gjermanike sesa të atyre latine. Teksti i përkthyer nga shqipja në frëngjisht ka gjithmonë 2 për qind më shumë fjalë. Sapo e thatë ju vetë. Por edhe po ta përkthesh në anglisht është e njëjta gjë, sepse fjalëformimi në shqip është shumë i lehtë, siç ndodh në gjermanishten apo greqishten e vjetër.

Ndonjëherë mund të bashkohen dy-tri fjalë bashkë, pra të krijosh një fjalë të re, nisur nga disa fjalë ekzistuese. Ndërsa frëngjishtja është gjuhë shumë analitike. Është e vështirë ta bësh këtë. Shqipja ka gjithashtu një cilësi shumë të vjetër mitologjike, mënyrën dëshirore të foljes. Kjo e ka origjinën nga thellësia e mitologjisë, sepse në atë kohë të gjithë mendonin se, nëse dëshirohej diçka për mirë apo për keq, ajo do të realizohej, atëherë kjo u bë pjesë e gjuhës.

Nëse të njëjtën folje e përdorim dhe në frëngjisht, kjo nuk tingëllon natyrshëm. Ndërsa në greqishten e vjetër dhe në shqip, kjo realizohet shumë natyrshëm. Çdo foljeje mjafton t’i shtosh si prapashtesë një “sh” dhe e kalon në mënyrë dëshirore; pra për të shprehur edhe mallkimet. Ja pse është e lehtë për të përkthyer në shqip tragjeditë greke.

Pyetje: Mallkimi është i ngjashëm?

Kadare: Po, mallkimi është i ngjashëm. E ka origjinën nga një mentalitet i vjetër.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale