MENU
klinika

Testamenti poetik

Dom Ndre Mjeda

01.08.2022 - 14:06

         Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër në një familje të varfër. I ati ishte një bari, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herët dhe e la Mjedën të vogël. E ëma mbeti e vè, për të mbajtur dy fëmijët u detyrua të lante rroba te familjet e pasura të qytetit. Aftësitë e rralla që shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën vëmendjen e jezuitëve, tepër të dhënë pas fëmijëve të varfër që ishin të pajisur me mençuri. Ata i dhanë të drejtën, që të ishte në seminarin e tyre italian të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte studimet e larta në disa vende si në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kësaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike, që do t’i vlejë shumë gjatë veprimtarisë së tij të mëvonshme letrare./Konica.al

Më 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin “Juvenilja” krijimet poetike, të shkruara gjatë Rilindjes që për shumë shkaqe s’kishin mundur të shihnin dritë më parë. Ai hyri kështu menjëherë në letërsinë tonë si poetishquar. Në vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitës, i krahut demokratik. Pas ardhjes së Zogut në fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi të ishte famulltar i thjeshtë në fshatin e vogël Kukël (Në këtë vend ka qenë shumë i stresuar dhe e ka ndIER veten shumë të idhnuar me kolgët e tij), gjersa në vitet e fundit të jetës së tij kleri e mori si mësues të shqipes në gjimnazin e vet të Shkodrës. Mjeda iu vu atëherë, me tërë energjitë e veta, edukimit të rinisë me dashuri të veçantë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare.

Pak muaj para vdekjes (1 gusht 1937), botoi si testament poetik të rrallë, për bukuri e forcë, poemthin “Liria”./Konica.al

Liria

-IO shqipe, o zogjt e maleve, kallzoni:

A shndrit rreze lirie n’ato maja;

mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja,

ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndikund,

kah fluturoni ndër shkrepa,

me ushtue kangën e saj?

A keni ndie nji kangë të patravajë?*)

O shqipe, o zogjt e maleve, kallzoni!

“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah malsia.

A ka lirim ky dhe që na shkel kamba,

a veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia?

Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,

sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,

e vështroje ku i del lirimit ama.

– VI – Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:

Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,

lodhun prej terri ku robnimi e qiti,

shpreson me e zgjue fluturim mënia.**)

E kqyre: Ndër male

po përhapet shkëndija e lirimit t’Atdheut;

fshehtas shëtiti kasoll’ për kasoll’ rreth buneve***)

e soditi frymë të re tue zbrazun

për gjithkah, hija e Skanderbegut.

Që ndër djepa rritin nanat e Hotit

djelmënin’ ushtore e idhnim n’armikun nëpër gji iu qitin.

E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.

 

*) pa vuajtje, pa mjerim.

**) urrejtja ***) banesave

 

Gjuha shqipe

Përmbi za që lshon bylbyli,

gjuha shqipe m’shungullon*)

përmbi er’ që jep zymbyli,

pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,

ku e shkoj jetën tash sa mot,

veç për ty m’rreh zemra e mjera

e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

jan’ të bukra me themel

por prap’ kjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave iu del.

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi me zbardh,

Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia**)

jan’ nji komb, m’u da, s’duron;

fund e maj’ nji a Shqipnia

e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime

ndër kto vllazën shoq me shoq,

kush e dan me flak’e shkrime

çka natyra veť përpoq.***)

Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera si nj’bij’ kjo që pa prind mbet: për t’huej t’mbajshin dhenat tjera, s’t’kishte kush për motër t’vet.

E njať tok’ që je tue gzue, e ke zan’ tash sa mij’ vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Titan ishim, titan jemi"

Atdheu i vargjeve të Ali Asllanit


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen