MENU
klinika

Premier League, Java 4

Dopieta e Kane i jep suksesin e radhës Tottenham

28.08.2022 - 19:32

Katër ndeshje në Premier League, tri fitore për Tottenham dhe një barazim, duke mos njohur humbje. Spurs regjistruan sot suksesin e radhës, duke fituar 0-2 në transfertë me Nottingham Forest. Tottenham barazon City-n e vendit të dytë.

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, i bëri të gjitha vetë në këtë ndeshje. Kane realizoi golin e parë të sfidës në minutën e pestë, pas një asisti të Kulusevskit.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte pati mundësi të dyfishonte shifrat në minutën e 56-të, por po Kane do gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, 29 vjeçari do qetësonte tifozët e skuadrës së tij me rrjetën e dytë personale në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”

Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi