Barcelona duket se është çliruar plotësisht. Pas fitores 1-4 ndaj Real Sociedad, ka ardhur tjetra bindëse 4-0, kësaj here në “Camp Nou” ndaj Valladolid. Tifozët u argëtuan nga Lewandowski me shokë, që dominuan totalisht me lojë e gola.
Ekipi i drejtuar nga Xavi vuajti shumë 20 minutat e para, pasi miqtë ishin të vendosur mirë në prapavijë. Gjithsesi, një assist perfekt i Raphinhas do zinte të papërgatitur Valladolid, me Lewandowskin që do shtynte topin në rrjetë.
Gjithçka u bë më e lehtë kur ndeshja u fut në shinat e duhura. Pjesa e parë do mbyllej me golin e Pedrit.
Në minutën e 65-të, Lewandowski tregon se nuk e kishte mbyllur me spektaklin për këtë natë, pasi realizon të dytin personal. Në fund kishte kohë edhe për Roberton.