MENU
klinika

Fansat e “kryqëzojnë”

E dashura e Pique kërcen me këngën e…Shakirës

24.08.2022 - 18:51

Lidhja e re e dashurisë që Gerard Pique me 23-vjeçaren simpatike Clara Chia Marti e ka lënduar ish-bashkëshorten e tij Shakira duke e detyruar që të kërkojë ndihmën e psikologut.

Por, ditën e sotme publikimi i një videoje në rrjetet sociale nga ana e Claras, të cilën e shoqëron me këngën e Shakirës në sfond, duket se ka nervozuar së tepërmi yllin kolumbian.

Sipas mediave Shakira është tërbuar kur ka parë videon, që studentja 23 vjeçare, sipas fansave e ka bërë me tendencë për të tallur këngëtaren 45-vjeçare kolumbiane.

Në video, Clara shfaqet e veshur me bikini të zeza dhe duke kërcyer teksa dëgjon hitin “Te Felicito”. Videoja u pa nga 56 mijë ndjekës përpara se të fshihej dhe Clara për më tepër ka etiketuar këngën e Shakirës.

Të bindur se postimi ishte bërë nga Clara, fansat e akuzuan të dashurën e rë të Pique për mungesë respekti. “Je provokuese dhe mosrespektuese. Dhe guxon të vendosësh këngën e Shakirës në të”, ishte një prej komenteve në videon provokuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi i Barcelonës i padëshiruar

Tradhtoi Shakirën, Kolumbia e shpall “non grata” Pique?


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”