MENU
klinika

Procedohet mjeku

E moshuara humb jetën si pasojë e djegieve

18.08.2022 - 09:44

Një 74-vjeçare në Bulqizë ka humbur jetën si pasojë e djegieve nga bombola e gazit. Viktima me iniciale B.M. u dogj aksidentalisht në banesë nga bombola që përdorte për gatim dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Dibrës.

Si pasojë e plagëve, 74-vjeçarja ndërroi jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datë 11 Gusht, ndërsa viktima ndërroi jetë 6 ditë më vonë në spital.

Lidhur me këtë ngjarje, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë mjekun roje me iniciale S.L., pasi nuk njoftoi policinë që në datën 11 Gusht 74-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencë për të marrë mjekim.