MENU
klinika

Florian Marku para duelit

“E pranoj humbjen vetëm po dola me barelë”

23.08.2022 - 17:04

Florian Marku ka dhënë konferencën për shtyp në prag të përballjes që do të ketë në “Air Albania” me boksierin Miguel Parra. Në konferencën për shtyp Marku u shfaq besimplotë se do të dalë triumfues nga ky duel, ndërsa mundësia e vetme për të pranuar humbjen është nëse atë e nxjerrin mjekët me barelë.

“Guximin e kam pasur që kur kam lindur. E kam ëndërruar të ndeshem në këtë stadium. Nuk është asgjë fat, është punë dhe sakrificë. Ia del në fund. Vetëm me barelë po me nxori kundërshtari, ndryshe nuk e pranoj humbjen. Do bëj maksimumin të fitoj.

Çdo brez, çdo ndeshje është e njëjtë. Ky brez më çon drejt majave. Kam fituar titullin IBF dhe kam dëshirë ta shtoj koleksionin e rripave në shtëpinë time. Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet.

Nuk kam fare emocione, mezi pres t’ju shoh. Kjo është jeta ime, kam sakrifikuar. Do jetë nata ime dhe nuk kam fare emocione. Është krenari të kem foton time pranë Mohamed Ali. E vlerësoj jo vetëm për ata që ka bërë në boks. Dua të ndjek shembullin e tij në jetë. Kur arrin diku, të gjithë nuk të përkrahin. Pa u bërë i njohur të përkrahin.

I uroj suksese Luiza Gegës, na ka bërë krenar, siç do bëj edhe unë të enjten. Ky është sport që do vetëbesim. Duhet të besosh. Respekte për Ramirez. Ai ka shansin t’i ndryshojë jeta. Kundërshtarët nuk e dinë çfarë i pret, unë nuk dorëzohem.

Miguel do e shohë se jam ndryshe nga të tjerat. Miguel ka eksperiencë, ka dyfishin e ndeshjeve të mia. Por kam pasur ndeshje në Kafaz e kikbox. Kam humbur herën e fundit kur isha 16 vjeç. Të përgatitet për një natë të paharrueshme. Ju premtoj që nuk do e harrojë kurrë”, tha ndër të tjera Florian Marku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN