10.08.2022 - 10:05
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër.
Nga informacionet paraprake mësohet se një djalë rreth 12-vjeç, është qëlluar me çifte dhe ka ndërruar jetë në fshatin Dajç të Shkodrës.
Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar për BalkanWeb se i mituri është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.