MENU
klinika

Ndodh në Serie A

E rrallë, dy herë brenda javës kundër të njëjtit ekip

19.08.2022 - 18:09

Koicidenca nganjëherë në futboll mund të sjellë episode të ndryshme. Mbrojtësi i ri i Atalanta-s, Brandon Soppy, do të ketë një përvojë unike, pasi do të përballët dy herë më të njëjtin kundërshtar.  

Mbrojtësi 20 vjeçar i djathtë është zyrtarizuar për 10 milionë euro në total nga Udinese tek Atalanta sot, duke qenë në kohë për t’u zgjedhur në formacionin e skuadrës së Gian Piero Gasperini për ndeshjen e dytë të sezonit.

Atalanta fitoi me rezultat 2-0 me Sampdorian në ndeshjen e parë dhe ata do të shkojnë të marrin një rezultat pozitiv edhe kundër kampionëve në fuqi, Milan.

La Gazzetta dello Sport thekson se si tani Sopyy është në listën e lojtarëve të rrallë të cilët përballën me një kundërshtarë të njëjtë në dy ndeshje radhazi, por me skuadra të ndryshme.

Francezi luajti 90 minuta të plotë me Udinesen kundër Milanit, ku ai shkaktoi penallti pas një ndërhyrje të ashpër që bëri në zonë. Besohet se ai mund të startojë në stol në ndeshjen e tij të parë me Atalantan kundër kuqezinjve të dielën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Chelsea, një hap tjetër për të"

Tuchel sqaron situatën e Armando Brojës