MENU
klinika

“Shteti e ka humbur rivalitetin me sportin”

Edi Rama: Arritja e Luiza Gegës të lë pa fjalë!

23.08.2022 - 12:14

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e organizuar në nderim të kampiones së Europës, Luiza Gega, tha se titulli që mori atletja të lë pa fjalë. Ndërkohë ai mes humorit tha se nuk ndodh shpesh që Shqipëria të lërë pas Gjermaninë, pasi Gega mundi një atlete gjermane.

“E dashur Luiza e fort admiruar, kampionë, tani më edhe e Europës, është krenari dhe privilegj i veçantë që të kemi sot këtu mes nesh. Në një përpjekje për të thënë faleminderit, jo doemos me fjalët e nevojshme. Kjo arritje të lë pa fjalë.

Po të paktën me të gjithë ceremonialin që ofron shteti. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot të prezantohesha dhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova që të qëndrojë pas takimit për të kremtuar një kampione europane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë.

Para ca kohësh dikush thoshte jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot këtu në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë. Dhe tek adrenalina që gara prodhon për njerëzit, shteti kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivaliteti me sportin. shteti ka kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivaliteti me sportin.

Kur e pyesnin se cili është sporti jot i preferuar, Churchill thoshte: jo, jo, sport kurrë… Sepse Churchilli si amator i notit ishte një atlet i shquar i puros por ndihej shumë i sfiduar nga sporti kur nuk ia hidhte dot me brilancën e oratorisë, dhe parapëlqente.

Megjithatë ka diçka që bashkon emrin e tij me triumfin e Luizës, dhe janë katër fjalë të cilat ai i përdori duke i bërë homazhin më të madh sipas meje vetë sporti kur i ngriti në këmbë të gjithë britanikët në luftë, me një recetë mahnitëse, dhe u tha:

Nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç sfilitje, gjak, lot dhe djersë… dhe në fakt nëse e shohim të gjithë rrugëtimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë, për ato më pak se 10 min që tani i përkasin historisë, janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh dhe djerse. Dhe pikërisht me këto katër fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie.

Sipërmarrja e saj është marramendëse. Kur mendojmë se çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del, me kokën lart me të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre katër fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda dhe 400 mln fjalëve të tjera të kota që konsumohen përditë dhe që nuk prodhojnë asgjë.

Mendoj se ti hyn në një kënd shumë specifik, si parakumptuese të një Shqipërie ku vajza e djem do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni ‘talljetrapistët” me kombin, flamurin dhe normë morale dhe etike të traditës shqiptare.

Ngadhimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz më inferior se të tjerët dhe s’ka asgjë të pamundur për çdokënd që ka kurajo të ndjekë ëndrrën e vet, të jesh kampione euiropiane në një vend që pistën e [parë normale në normalitetin e vet e ka në pyll, dhe e ka ndërtuar tani, do të thuash të gjithëve se asnjë pengesë me këdo qoftë para teje nuk të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngjitesh në majë dhe të paguash çmimin e sfilitjes, gjakut, lotit dhe djersëve.

Shumë do doja të flisja ende por besoj se fjalët u thanë dhe për marrë mësysh po i vë një hudhër fjalimit, duke sjellë në vëmendje një pjesë brutale të komunitetit tonë që nuk e duron dot suksesin, që nivelin e urrejtjes për tjetrin, sa është gati ta bëjë copë Shqipërinë.

Jo se nuk e do atdheun, por se nuk arrin dot të kuptojë se atdheu nuk është vetëm i veti, kjo arrin kulmin kur në vend se të admirohet ana reale e suksesit që ka të bëjë vetëm me ëndrrën dhe vullnetin, shpotitet suksesi dhe flitet për euro, për braktisje, kam vetëm një fjalë për tu thënë; Shqipëria sot i shpërblen…

Edhe kjo medalje sot nuk e kompenson sot sepse s’ka shpërblim financiar që të kompensojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën. Kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore, politike kryesisht, pra normalisht do e merrte Churchill jo ti, por ty të takon s’më shumë se kushdo tjetër se në mbajtje të simbolit të kësaj medalje, është hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Skënderbeu.
Duke t’u lutur të vish këtu pa ju trembur shtatlartësisë time të kotë, se mua më rrofshin këto cm, por… e di që je trime dhe nuk trembesh, por dhe vetë Napoloni ishte vetëm 2cm më i gjatë se ty, por ishte 20 minuta më i ngadaltë se ti…”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rikonstruktojmë impiantet sportive”

Veliaj: Luiza Gega nuk e shau kurrë Shqipërinë!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin