MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Eliminatoret e Evropianit, Shqipëria e mbyll e fundit

20.08.2022 - 21:13

Në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet u luajt sot ndeshja e fundit e kombëtares së meshkujve në volejboll, e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Jani Melka u mund 3-0 nga Rumania, duke e mbyllur këtë aventurë me humbje, ashtu sikurse e nisi.

Shqipëria u klasifikua e fundit në Grupin G, me 1 fitore dhe 5 humbje, duke mos arritur të avancojë më tej dhe u eliminua. Kuqezinjtë arritën vetëm një fitore ndaj Bosnjës, duke humbur dy sfidat ndaj Rumanisë, Zvicrës dhe një ndaj Bosnjës.

Ndeshja e sotme u dominua e fitua pa shumë probleme nga Rumania, që ashtu si në sfidën e parë ishte superiore në parket, duke i fituar setet me diferenca (25-13, 25- 19, 25-17). Kuqezinjtë e patën të pamundur të rivalizojnë, duke u dorëzuar shpejt, pa mundur të fitojnë dot asnjë set.

NDESHJET

3 gusht, Rumani – Shqipëri, 3-0

6 gusht, Bosnjë – Shqipëri, 2-3

7 gusht, Shqipëri – Bosnjë 1-3

10 gusht, Zvicër – Shqipëri, 3-1

13 gusht, Shqipëri – Zvicër, 0-3

20 gusht, Shqipëri – Rumani, 0-3