MENU
klinika

Kupa e Italisë

Emanuele Ndoj e nis sezonin me gol te Brescia

06.08.2022 - 20:19

Brescia dhuroi spektakël në “Arena Garibaldi”, teksa fitoi bindshëm me përmbysje me rezultatin 1-4 ndaj Pisa-s në takimin e 1/32-ave të Kupës së Italisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 20’ kur Masucci shënoi për vendasit. Vetëm pesë minuta më vonë një autogol i Nicolas u dhuroi barazimin miqve.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, teksa fraksioni i dytë solli një panoramë tjetër të kësaj përballjeje. Në minutën e 61’ Aye shënoi golin e dytë për Brescian, ndërsa 11 minuta më pas mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj shënoi golin e tretë për miqtë, me Bianchi-n që në minutën e 90+4 vulosi rezultatin e sfidës, duke shënuar golin e katërt.

Spezia ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Como-n. Takimi u zhbllokua në minutën e 43’ me Nzola-n që i dha avantazhin vendasve. Në minutën e 55’ Como gjeti barazimin me Blanco-n.

Megjithatë më pas do të niste seria e golave të Spezias, me Verde që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’, më pas në minutën e 71’ Strelec realizoi golin e tretë për vendasit, vetëm pesë minuta më pas Nzola do të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, ndërsa në minutën e 90’ Maldini mbylli gjithçka duke realizuar golin e pestë për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN