MENU
klinika

1 megavat 750 euro!

Energjia 7 herë më e shtrenjtë se një vit më parë

26.08.2022 - 17:05

Vjeshta dhe dimri, pritet të jenë të acartë për energjinë elektrike, pasi të gjitha parashikimet flasin për thellim të krizës globale dhe nevojën për kursim.

Teksa e konsideron betejën e muajve në vijim, deputeti i PS-së Erion Braçe, kërkon nga qytetarët që të kursejnë pasi çmimet në bursë janë stratosferike.

“E fundit, kursejeni energjinë elektrike! Koha e bollëkut në të gjithë Evropën në energji, ka mbaruar! Do jemi në vështirësi! Kurseni!”, shprehet Braçe.

Aktualisht një megavat në bursën e Hungarisë kushton mesatarisht 708 euro, ndërsa në momentet pik të konsumit dhe kërkesës çmimi do të arrijë në 750 euro. Këto çmime janë 7 herë më të larta se në gusht të vitit të kaluar, kur kriza kishte nisur të jepte shenjat e para.

Kjo faturë e kripur po përballohet nga taksat dhe tatimet e qytetarëve shqiptar thotë Braçe, teksa iu kujton se kjo diferencë po mbulohet nga qeveria në mënyrë që çmimi për familjarët të mos ndryshojë.

“Ne si familjarë po e blejmë energjinë elektrike për 9,5 lekë për kilovat ose 9500 lekë për megavat. E shihni sa i madh është ndryshimi?! Nga 82 792 lekë për megavat deri në 87 592 leke për megavat në burse ku në blejmë energjinë, ne 9 500 leke për megavat në faturat tona familjare! Kush po e mbush këtë gropë kaq të madhe?”, thotë Braçe.

Ndërkohë si pasojë e çmimeve të larta të energjisë, KESH ka anuluar 4 tendera për blerje energjie këtë muaj, ndërsa në total janë importuar mbi 57 milionë euro energji prej fillimit të gushtit.

KESH thotë se me këto çmime energjia të jetë gjithnjë e më e kushtueshme për t’u blerë.

“E vërteta është që çmimet e energjisë janë rritur shumë në tregjet ku ne importojmë. Shifrat e rritjes së çmimit janë 7 herë më të larta se një vit më parë. Kjo bën që energjia të jetë gjithnjë e më e kushtueshme për t’u blerë. Ja përse çdo watt i kursyer sot, është watt i fituar për muajt në vazhdim”, shkruan KESH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eurostat/ Në vend janë rritur me 15% nga 2015

Cilat shtete kanë çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike?

Shqipëria nën “ethet” e kriptovalutave

Rreziku i pastrimit të parave dhe sekretet