MENU
klinika

Dialogu

Escobar dhe Lajçak takojnë sot liderët e opozitës në Kosovë

24.08.2022 - 11:52

Sot në ora 16:00 në Zyrën e BE-së në Prishtinë, i dërguari Miroslav Lajçak do të jetë mikpritësi i takimit me opozitën.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se bashkë me Lajçak do të jetë edhe një përfaqësues i Zyrës së BE-së, ndërkohë që të ftuar do të jenë edhe pala amerikane, i dërguari Gabriel Escobar dhe Ambasadori Jeff Hovenier.

Nga opozita do të jenë PDK, LDK e AAK, respektivisht Memli Krasniqi dhe një zyrtar i PDK-së, Lumir Abdixhiku me një zyrtar nga LDK dhe Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga një zyrtar i AAK-së.

Liderët opozitarë një takim të ngjashëm e kanë pasur mbrëmë në ambasadën amerikane ku kanë qenë të ftuar për darkë me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

Dy emisarët e BE-së dhe SHBA-së po qëndrojnë në rajon në përpjekje për të arritur një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Pas Prishtinës, të enjten, ata do të priten në Beograd.