MENU
klinika

E papritur

FIFA mund të ndryshojë datën e nisjes së Botërorit

10.08.2022 - 11:03

Kur vetëm tre muaj na ndajnë nga fillimi i kompeticionit më të madh futbollistik në planet, Botërori “Katar 2022”, FIFA mund të ndryshojë datën e fillimit të saj, duke e çuar nga e hëna e 21 nëntorit, në të dielën e datës 20.

Kjo gjë vjen si pasojë që shteti organizator të zhvillojë ndeshjen hapëse, nga tradita e krijuar në “Gjermani 2006”. Propozimi është që sfida Katar-Ekuador të luhet në 20 nëntor, në orën 14:00, ndërsa sfida tjetër e grupit A, midis Holandës dhe Senegalit, të luhet në 21 nëntor, në orën 11:00.

Siç thekson “Diario Ole”, për t’u aprovuar ky propozim, anëtarët duhet të votojnë. Këtu përfshihen, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe Presidentët e gjashtë Konfederatave (UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, CAF, AFC dhe OFC).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Real kërkon trofeun e 30-të

Superkupa e Evropës, Perez në ndjekje të Bernabeut

Renditja, njihuni me të gjitha kupat

Real Madrid, edhe 3 trofe për të arritur në 100

Problemi i tifozëve në Helsinki

UEFA në alarm për Superkupën e Evropës