MENU
klinika

“Ju pres të gjithëve në stadium”

Florian Marku në Tiranë, bëhet gati për duelin e 25 gushtit

14.08.2022 - 12:19

Boksieri shqiptar Florian Marku, kampion bote i kategorisë IBF International në peshën “ëelter”, ka lënë Anglinë për të vijuar në Tiranë përgatitjen për duelin e 25 gushtit.

Në stadiumin “Air Albania”, boksieri nga Lushnja do të përballet me meksikanin Migel Parra Ramirez. Kjo sfidë është e vlefshme për titullin e përkohshëm kampion bote në kategorinë ËBC Silver.

Që prej konfirmimit të këtij dueli, Marku ka qëndruar në Sheffield, në shtëpinë e tij, ku dhe është stërvitur rregullisht. Ndërsa nga sot, stërvitja do të vijojë në Tiranë ku dhe do të zhvillohet dueli.

“Nisem për në Shqipëri për të përfunduar përgatitjet për duelin e 25 gushtit. Ju pres të gjithëve në stadium për të më mbështetur dhe kaluar një mbrëmje të paharrueshme”, thotë Marku, që fton tifozët e tij të jenë të shumtë në “Air Albania”.

Deri më tani, faza përgatitore ka shkuar mirë dhe Marku duket në formë për këtë sfidë. Boksieri shqiptar është i pamposhtur në karrierën e tij (11 fitore e 1 barazim) dhe është gati për një tjetër triumf para fansave të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Florian Marku vizion "Air Albania"

“Më rrëqethet mishi kur e mendoj 25 gushtin”