MENU
klinika

Deri më tani kanë mbërritur 4 tragete

Fluks në Portin e Durrësit, gjithsej 5480 pasagjerë

07.08.2022 - 12:29

Porti i Durrësit ka regjistruar një fluks të lartë të mjeteve dhe pasagjerëve që po vijnë në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Fundjava e sotme, ka shënuar fluksin më të lartë të mbërritjeve në port.

Mësohet se vetëm sot kanë mbërritur katër tragete, konkretisht tre nga Bari dhe një nga Ankona. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes pritet që të mbërrijnë edhe dy tragete të tjerë nga Bari. Qytetarët që kanë mbërritur në port po përballen me radhë të gjata të automjeteve.

Gjithsej kanë mbërritur 5480 pasagjerë dhe 1065 makina. Vetëm nga Bari kanë mbërritur 4500 pasagjerë dhe 800 makina. Ndërsa nga Ankona numri është më i ulët, pasi kanë mbërritur 980 pasagjerë dhe 265.

Ndërkohë, nga tragetet që pritet të vijnë nga Bari në mbrëmje, priten 4000 pasagjerë dhe 600 automjete. Ditën e djeshme kanë hyrë 5 tragete që lundrojnë nga Bari dhe Ankona.