23.08.2022 - 14:09
Pas ceremonisë shtetërore, kampionia Luiza Gega, gjatë një interviste për News 24 edhe shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i fundit në Evropë me vendin e parë në 3 mijë metra me pengesa.
“Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra” – u shpreh Luiza Gega.
Pra, në total Luiza Gega do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetra. Njëkohësisht, ajo do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë. Po ashtu, Bashkia Tiranë po përgatit një shpërblim tjetër enkas.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premtimi i Evis Kushit
“Luiza Gega do të marrë gradën kolonele”
Gega: Sporti nuk do t’ia dijë për politikë
“Edhe një vend i vogël mundet të triumfojë”
“Shteti e ka humbur rivalitetin me sportin”
Edi Rama: Arritja e Luiza Gegës të lë pa fjalë!
“Rikonstruktojmë impiantet sportive”