MENU
klinika

Dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

Gjendet një makinë e djegur pranë Rinasit

27.08.2022 - 12:42

Një makinë është gjendur e djegur në fshatin Dritas, shumë pranë Rinasit. Sipas News 24, dyshohet se makina e djegur është një mjet i llojit Volkswagen Touareg.

Hetuesit kanë dyshime se automjeti në fjalë është vjedhur në muajin janar.

Makina e djegur dyshohet se është përdorur në ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Gjithashtu dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur nga një personazh i krimit në këtë zonë.

Nga hetuesit janë duke u parë edhe kamerat e sigurisë, për të zbardhur sa më shumë rreth mjetit dhe kush mund ta ketë përdorur atë.