MENU
klinika

Risia

Gjermania me fanellë të re për Botërorin

01.08.2022 - 22:11

Gjermania ndryshon fanellën me të cilën do të synojë që të kthehet të suksesi që i mungon që nga viti 2014. Në internet është zbuluar se fanella e re e parë e Gjermanisë për Botërorin e Katarit, do të jetë shumë më ndryshe nga ato të viteve të fundit.

Kështu, kthehen për herë të parë që nga viti 2008 vijat vertikale dhe do të jetë një shirit i tillë i vetëm i zi në mes të fanellës së bardhë. Një ndryshim i plotë me vitet e kaluara dhe modelet tradicionale me valëzim.

Ndërkohë, edhe shkronjat do të jenë më “të artë metalike”, që përbën një risi për përfaqësuesen gjermane. Një model i ngjashëm u përdor në Euro 2008 nga Gjermania, por bëhej fjalë për bluzën e dytë, e cila ishte e kuqe me një shirit të madh të zi në mes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN