24.08.2022 - 17:45
Atletja shqiptare që përfaqëson Greqinë, Elina Tengko (Xhengo), u shpall kampione në Europianin e Atletikës në Mynih, në garën e hedhjes së shtizës.
Me qindra njerëz e pritën 19-vjeçaren, ku familjarë, të afërm, miq edhe shumë të tjerë pushtuan aeroportin “Macedonia”. Shumë urime dhe aspak paragjykime për kampionen e re.
Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas atij triumfi të paharrueshëm. Specialistët e kanë cilësuar si pasardhësen e një tjetër shqiptareje që garoi për Greqinë, Mirela Manjani.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Konkurron për Greqinë