MENU
klinika

"Zbatoni marrëveshjet e mëparshme!"

Grenell thirrje Biden: Përfshini në axhendë dialogun Kosovë-Serbi

27.08.2022 - 10:34

I dërguari special i ish-Presidentit amerikan Donald Trump mbi dialogun me Prishtinës e Beogradit Richard Grenell i ka bërë thirrje Shtëpisë së Mardh që të përfshijë në axhendën e saj këtë çështje.

Përmes një mesazhi në Twitter Grenell thekson se “nëse njohja e targave është shumë e vështirë tani, atëherë kërkoni njohjen e ID-ve për të filluar”.

REAGIMI

Shtëpia e Bardhë e Biden duhet të përfshihet më shumë në ngecjen aktuale të dialogut mes Kosovës-Serbisë. Dhe këtu është një ide: nëse njohja e targave është shumë e vështirë tani, atëherë kërkoni njohjen e ID-ve për të filluar (siç kam postuar në Twitter 4 javë më parë). Dhe një ‘bonus’: shtyhuni të zbatoni marrëveshjet e mëparshme!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN