MENU
klinika

"Vjedhja e shekullit"

Hajni i guximshëm, me emrin më të gjatë…

19.08.2022 - 17:14

         “I mora nga dashuria për artin”. Kështu e motivoi vjedhjen e tre pikturave të famshme në Galerinë Kombëtare në Athinë, 50-vjeçari Giorgos Sarmatzopoulos…

E ashtuquajtura vjedhje e shekullit u regjistrua në vitin 2012, në kryeqytetin grek dhe atë kohë, pak njerëz e besuan se një vjedhje e tillë, mund të kishte një autor të vetëm.

Sarmatzopoulos u arrestua vitin e kaluar dhe një javë më parë, doli në liri me kusht.

“Çfarëdo ndodhi, ishte nga dashuria për artin,” – tha para gazetarëve, të mërkurën.

Avokati i tij tha se 50-vjeçari e ka kryer vjedhjen vetë. “Thjesht, nuk është e besueshme që një vjedhje e tillë është bërë nga një person i vetëm, por megjithatë, kjo është e vërtetë,” – tha ai.

Ai thuhet se ka përfituar nga siguria e dobët dhe ka vjedhur “Koka e një gruaje” e Pablo Picasso-s, “Mulliri i erës me shtëpinë e verës”, nga Piet Mondrian dhe “Shën Diego de Alcala në Ekstazë me Trininë e Shenjtë dhe simbolet e pasionit”, nga të Guglielmo Caccia.

Grabitësi me emrin me më shumë zanore… iu tha gazetarëve, se kishte në plan t’i rikthente fshehurazi veprat, në Galerinë Kombëtare të Athinës, nëntë vjet pas rrëmbimit, por në fakt, nuk iu afrua kurrë galerisë…/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Picasso i ri - në blu edhe rozë

Ekspozita e rrallë në Zvicër


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit