MENU
klinika

Nga BBC

Hetimi nga FBI: Rrezik sa edhe mundësi, për Trumpin

09.08.2022 - 17:54

Donald Trump ka thënë se shtëpia e tij në Florida u bastis nga FBI, në një përshkallëzim dramatik të hetimeve ligjore ndaj ish-presidentit amerikan.

Në një deklaratë të gjatë të hënën në mbrëmje, Trump tha se një “grup i madh” agjentësh të FBI-së ishin në Mar-a-Lago në Palm Beach dhe i kishin hapur edhe kasafortën. Kërkimi thuhet se ishte i lidhur me një hetim për keqmenaxhimin e materialeve të klasifikuara gjatë kohës që ishte në detyrë.

FBI dhe Departamenti i Drejtësisë nuk kanë komentuar ende.

President Donald Trump holds a campaign rally at Bemidji Regional Airport in Bemidji, Minn., on Sept. 18, 2020.

Një zyrtar i paidentifikuar i zbatimit të ligjit i tha CBS News, partnerit të BBC-së në SHBA, se Shërbimi Sekret u njoftua pak përpara se urdhri të dorëzohej rreth orës 10:00 me orën lokale (14:00 GMT) dhe se agjentët që mbronin Trump ndihmuan hetuesit e FBI-së.

Ne nuk e dimë se çfarë kërkonte FBI-ja, por gjyqësori nuk lëshon urdhra kontrolli për një tekë apo në mënyrë që agjentët të mund të “kapin ndonjë peshk”.

Duhet të ketë prova të besueshme të një krimi – dhe gjyqtari duhet të jetë i bindur që një kontroll i asaj prone specifike mund ta zbulojë atë.

Se cilin krim, kjo është një pyetje për të cilën nuk e dimë përgjigjen, pasi departamenti i drejtësisë ende nuk ka komentuar.

FBI 'raided' Trump's Mar-a-Lago estate, former president says - Los Angeles Times

Një mundësi është keqpërdorimi i dokumenteve të klasifikuara, të cilat një juri e madhe tashmë po e shqyrton. Kjo mund të çojë në një dënim me tre vjet burg.

Rreziku ligjor është sigurisht një lajm i keq për ish-presidentin, por kjo është gjithashtu një mundësi e artë politike – që Donald Trump ndoshta poe  shijon teksa mendon një tjetër kandidim në Shtëpinë e Bardhë.

Tashmë është galvanizuar republikanët e lartë që të kërcënojnë hetimet në Departamentin e Drejtësisë nëse ata marrin përsëri Kongresin në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Bëhuni gati: shfaqja e Trump është kthyer.

Analizë nga Gary O’Donoghue, korrespondent i Uashingtonit

Burimi: BBC

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga gjoba e burgu, tek humbja e presidencës

Çfarë rrezikon Donald Trump nga FBI?