MENU
klinika

MMA

Humbi titullin, kampionia përfundon te kirurgu plastik

01.08.2022 - 22:30

Sundimi i Julianna Pena si “mbretëreshë” e peshës “bantamweight” në artet marciale mikse i erdhi fundi shumë shpejt. Luftëtarja amerikane u mund në eventin UFC-277 nga braziliania Amanda Nunes, që fitoi revanshin dhe rimori titullin kampion bote të këtij Divizioni.

Gjithsesi, përveçse humbi tituillin, kjo sfidë ka lënë pasoja fizike te Pena, e cila këtë javë do të kryejë edhe një vizitë te një kirurg plastik. Ai që konfirmoi lajmin është presidenti i UFC-së, Dana White që dha informacion për gjendjen shëndetësore të amerikaes.

“Julianna i mungon një pjesë e madhe nga balli”, tha White, që më tej shtoi. “Ajo do të vizitojë një kirurg plastik. Ne do t’i japim pak kohë për t’u shëruar dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Ajo mori shumë goditje në duelin ndaj Nunes”, tha White.

“Ishte pesë ose gjashtë “nokdaun” në dy raundet e para që ajo mori dhe u dëmtua shumë, pavarësisht se vazhdoi deri në raundin e pestë. Pena duhet të marrë pak kohë pushimi dhe të rikuperojë, të kalojë pak kohë me vajzën e saj dhe më pas do të shohim”, tha White.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN