02.08.2022 - 11:48
Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer pranë portës së murit rrethues në banesën e R.H.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Komsi,Mat.
Njoftimi i policisë:
Mat/informacion paraprak
Më datë 02.08.2022, në njësinë administrative Komsi, dyshohet se pranë portës së murit rrethues të banesës së shtetasit R.H., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.