Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Partizanit. Klubi i kuq ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me Mehmetin i cili mori ekipin e kuq në mes të sezonit të shkuar duke arritur ti sigurojë një biletë për në Conference League.
Drejtuesit e klubit dolën në këtë përfundim pas një mbledhje të zhvilluar një ditë më parë, ku bënë bilancet pas miqësores së fundit, atë kundër Bylis. Me anë të një njoftimi për mediat, klubi i kuq ka bërë zyrtare ketë vendim:
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe trajneri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, lexohet më tej në njoftimin e klubit.
Në fakt, në asnjë moment, që kur u ul në stolin e ekipit kryeqytetas, Mehmeti nuk ka qenë kurrë i sigurt, në më shumë se një herë e ardhmja e tij u vendos në dyshim.
Mos kalimi i një turi në Confernece League, apo dhe përplasja me një pjesë të mirë të titullarëve, kanë rezultuar përcaktues në këtë vendim drastik që vjen pak ditë përpara startit të sezonit.
Për momentin pista kryesore për të zëvendësuar Mehmetin është ajo e Serse Cosmit. Tekniku i famshëm italian është një mik i presidentit Demi, por kërkon dhe pak kohë pasi mbetet në pritje të një oferte nga Italia, nëse ky opsion bie poshtë atëherë Cosmi do të marr drejtimin e të kuqve.