MENU
klinika

Situata e Sanchez

Inter nuk e shiti dot, prish kontratën me dëmshpërblim

08.08.2022 - 18:52

Inter ka prishur më në fund kontratën me Alexis Sanchez. Klubi milanez dhe sulmuesi nga Kili kanë gjetur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit përpara kohe, me kontratën e lojtarit që ishte menduar të skadonte në vitin 2023.

Sanchez do të përfitojë jo pak por 5 milionë euro. Sipas mediave, ai do nënshkruajë në Francë me Marseille për 2 sezonet e ardhshme. Pritet zyrtarizimi.

Futbollisti ishte jashtë planeve si të Contes, ashtu edhe të Inzagit dhe ndonëse ishte shpesh protagonist me gola, mbeti zgjedhje e fundit e të dy teknikëve. Kështu, Interi provoi me çdo mënyrë që ta shiste, por pa gjetur një destinacion që i pëlqente lojtarit. Ndaj rruga e vetme mbetej prishja e kontratës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN