MENU
klinika

Ilary heq unazën e martesës

Ja kush është trajneri që Blasi e tradhtoi Tottin

17.08.2022 - 10:23

Pas arratisjes në Tanzani, menjëherë sapo njoftoi divorcin me Francesco Tottin, pushimeve relaksuese në Sabaudia me fëmijët e saj dhe ditët në mal me miqtë, Ilary Blasi vazhdon të jetë të shpenzojë verën duke udhëtuar.

Prezantuesja e njohur televizive ndodhet në Marche me motrën e saj Melory dhe bashkëshortin e vajzën, për t’u strehuar në përqafimin e ngrohtë të gjyshes së saj nga nëna.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale pamjet e dhomës së saj të ndenjes teksa pi kafe, ha akullore apo shëtit me mbesën e saj Jolie. Vëmendjen e ka tërhequr një nga selfiet e shumta në të cilat Ilary pozon në pasqyrë dhe detaji që dallon është unaza e martesës, tanimë e hequr nga gishti.

Thashethemet, megjithatë nuk i humbasin gjurmët dhe mediat kanë zbuluar se ka qenë pikërisht Ilary ajo që e ka tradhtuar e para ish-kapitenin legjendar të Romës. Ajo përflitet se ka krijuar një lidhje dashurie me trajnerin personal të fitnessit gjatë kohës që vijonte martesën me Tottin.

Sipas revistës PipolGossip, trajneri personal nga Milano, Cristiano Iovino ka qenë ai që e ka ngushëlluar edhe pas ndarjes, duke i dërguar mesazhe “në mënyrë miqësore”. Corriere della Sera ndërkohë zbulon se në gusht 2021 ka qenë vetë Francesco Totti që ka zbuluar miqësinë “e veçantë” midis ish-gruas së tij dhe Iovino.

Një fakt që e ka shtyrë atë më pas ta shikonte me një këndvështrim tjetër qëndrimin e prezantueses në Milano gjatë “L’Isola dei Famosi”. Vetëm në këtë moment ish-futbollisti, duke u ndjerë i mashtruar, ka filluar njohjen që u kthye në lidhje dashurie me Noemi Bocchi.

Por, pavarësisht “rrëmujës” së krijuar me aludimet e mediave, Ilary nuk i është përgjigjur komenteve dhe vazhdon të pozojë seksi dhe djallëzore njëkohësisht…pa unazë në gisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfaqet gjithë hire në bregdet

Ora është ndalur për moderatoren sportive Sako