MENU
klinika

Pas Pogba e Di Marias

Juventus i “mallkuar”, dëmtohet një tjetër titullar

20.08.2022 - 12:20

Juventus është duke u përgatitur për transfertën e së hënës kundër Sampdorias, por lajmet që vijnë për Allegrin vazhdojnë të jenë negative. Gjatë stërvitjes së djeshme, kapiteni Leonardo Bonucci ka ndier një shqetësim muskulor, që ka dhënë alarmin në kampin bardhezi.

Edhe pse ende nuk janë kryer ekzaminimet imazherike që do të përcaktojnë seriozitetin e dëmtimit, ai duket se ka humbur ndeshjen e radhës.

Nëse Bonucci nuk do t’ia dalë, atëherë vendin e tij krah Bremer pritet ta marrë Gatti, ndërkohë që për Sampdorian pritet edhe debutimi si titullar i Kostic.

Anësori i majtë do të marrë vendin e Angel di Marias që u detyrua të linte fushën në ndeshjen e parë të kampionatit dhe që do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 20 ditë, duke kapërcyer edhe dy ndeshjet e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN