Mund të kishte luajtur për Ganën ose edhe për Gjermaninë, por ai zgjodhi Kanadanë. Kur ishte vetëm pesë vjeç, Alphonso Davies dhe familja e tij emigruan në Kanada nga Gana.
Në atë kohë askujt nuk ia kishte marrë mendja se djaloshi do të shndërrohej në një yll të futbollit botëror. Imagjinoni, pesë vjec, nga një vend në skamje, në një botë të qytetëruar.
Mundësitë që iu dhanë në Kanada i shfrytëzoi më së miri, duke u bërë një futbollist profesionist, për t’u bërë pjesë e Bayern Munich, një prej klubeve më të mira në botë.
Ai nuk e harroi kurrsesi vendin që e rriti atë dhe i dha mundësinë familjes së tij të bënte një jetë më të mirë. Davies nuk kishte asnjë dyshim kur duhej të zgjidhte ekipin kombëtar. Menjëherë i tha “po” Kanadasë, që për fat, është kualifikuar në Botërorin e këtij viti.
Dhe tani mbrojtësi ka vendosur që t’ia shpërblejë Kanadasë mirëpritjen që i dhuroi dikur atij dhe familjes së tij në vështirësi. Së fundmi, 21-vjeçari ka zbuluar se të gjithë të ardhurat që do të marrë nga Kupa e Botës në Katar do t’i përdorë për bamirësi.
“Kanadaja hapi dyert për mua dha familjen time dhe në dhuroi mundësinë për një jetë më të mirë. Më mundësoi mua jetën e ëndrrave ndaj për mua është një nder i madh të përfaqësoj Kanadanë.
Dua t’iu kthej mbrapsht borxhin ndaj kam menduar që të gjitha përfitimet nga Kupa e Botës t’i dërgoj për bamirësi”, tregon Davies, që është lojtari më i ri që ka debutuar për kombëtaren e Kanadasë (qershor të 2017-tës, ishte 16-vjeç), po ashtu mban edhe redkordin e golashënuesit më të ri.