MENU
klinika

Nëse ende nuk e dini ende...

Kjo është temperatura ideale e kondicionerit!

10.08.2022 - 11:48

Vala e të nxehtit që ka prekur vendin e ka bërë kondicionerin protagonist absolut në shtëpi dhe zyra. Bëhet fjalë për një pajisje që ndikon edhe në shëndetin tonë. Kjo sepse nëse dhoma është shumë e ftohtë, do të ndjejmë dhimbje fyti dhe madje dhimbje koke. Temperatura mesatare e trupit është 36 gradë, kështu që një temperaturë shumë e ulët do të shkaktojë një goditje termike që mund të na dëmtojë.

Ekspertët thonë se një temperaturë perfekte në dhomë është midis 26-27 gradë. Edhe pse, sigurisht, varet edhe nga lloji i njerëzve, numri i tyre dhe nga fakti nëse dhoma mund të mbyllet që të mos humbasë freskia, nëse nuk ekspozohet drejtpërdrejt në diell, nëse ka foshnja ose persona vulnerabël, si për shembull të moshuarit. Nëse keni edhe ventilator, mund të alternoni përdorimin e ajrit të kondicionuar dhe ventilatorit.

Mjekët theksojnë se i ftohti dhe thatësia e ambientit mund të çojnë në kontraktura të muskujve, kur rryma e ajrit të ftohtë i godet drejtpërdrejt, veçanërisht nëse bini në gjumë nën një rrymë ajri ose jeni duke punuar me orë të tëra nën një kondicioner. Ndërkohë, një mjek spanjoll, Juan Carlos Casado, tha për “El País” se mbajtja e kondicionerit në një temperaturë nën 24 gradë është “mjaft e dëmshme”.

“Hunda ka disa filtra që ngrohin, lagështojnë dhe pastrojnë ajrin që hyn në të. Nëse ajri hyn i ftohtë, mund të shkaktojë infeksione në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes”, shpjegon ai. Ngjirja e zërit, humbja e zërit, ftohjet e verës, janë gjithashtu shumë të zakonshme kur “jetoni” nën ajër të kondicionuar. Edhe nëse flini me gojë hapur dhe keni kondicionerin ndezur, ajri i thatë do të irritojë rrugët tona të frymëmarrjes. Ndërkaq, çfarë duhet të bëni për të përballuar të nxehtin e këtyre ditëve?! Ndiqni këshillat tona duke klikuar në këtë link.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët kanë një përgjigje për ju

A duhet ta lini freskuesen hapur gjatë natës?

Ekspertët tregojnë të vërtetën bazuar në fakte

Në ditët e nxehta dritaret e hapura apo të mbyllura?


Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?