MENU
klinika

Vëllai në ditë të vështirë!

Kosova reduktoi energjinë, Shqipëria i vjen në ndihmë

15.08.2022 - 17:50

Europa po përballet me rritje të çmimit të energjisë për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Krizë e cila ka prekur edhe rajonin, ku më shumë se shtete e tjera Kosova është ajo që po e ndien më shumë.

Si shkak i rritjes së çmimit të gazit, por edhe thatësirave që kanë përfshirë Europën, çmimi i energjisë elektrike në treg ka kapur majat, çka ka detyruar Kosovën që të ndërpresë energjinë.

Por sot për të gjithë shqiptarët që jetojnë në anën tjetër të kufirit ka një lajm të mirë, pasi energjia elektrike do të vijojë pa shkëputje.

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës lajmëron se Korporata Elektro Energjetike Shqiptare ju ka ardhur në ndihmë, duke i furnizuar me energji elektrike, që rryma të mos mungojë në asnjë moment në shtëpinë e çdo qytetari.

Komunikata e plotë:

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Nr.86/22

Prishtinë, 15.08.2022 – Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katërfishimi i kostos dhe ngritja e Bursës

Çfarë po ndodh me tregun e lirë të blerjes së energjisë?