MENU
klinika

Tenis

Kroati mposht grekun dhe triumfon në Cincinnati

22.08.2022 - 15:16

Tenisti kroat Borna Coric është fituesi i Masterit te Cincinnatit pasi ka mposhtur në finale grekun Stefanos Tsitsipas. Coric ia doli të fitonte 2-0 në sete në sfidën që zgjati rreth 2 orë.

Seti i parë ishte edhe ai më i luftuari me Coric që triumfon 7-6. Ndërkohë që në setin e dytë, gjithçka ishte më e lehtë për tenistin kroat që fitoi në shifrat 6-2.

Coric ngre në fundin e ndeshjes edhe trofeun në qiell, ndërsa më parë kishte eliminuar emra shumë të rëndësishëm të tenisit. Coric ngriti trofeun pasi eliminoi emra si Norrie e Nadal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turneu i tenisit në Cincinnati

Greku eliminon numrin një dhe kalon në finale