MENU
klinika

"Shqiptarët u anashkaluan"

Mustafi: Escobar dhe Lajçak nuk na takuan

27.08.2022 - 10:36

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Lugiinë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë qeverinë e Kosovës për çështjen e reciprocitetit dhe se ata janë të gatshëm të përfshihen në këtë çështje.

Sa i përket mos-takimit të përfaqësuesve shqiptarë me emisarët perëndimor, Mustafi ka thënë se ata kanë mbetur anash në këto takime, mirëpo më e rëndësishme, përkatësisht më thelbësore do të ishte që të ishin pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe i angazhuar tashmë në dialogun Kosovë-Serbi, bashkë me përfaqësuesin e Bashkimit Europian Miroslav Lajçak, duket se nuk i kanë përfshirë në bisedime shqiptarët e Luginës.

Më tej, kryekëshilltari ka thënë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të dy vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit.

“Në kuadër të këtij procesi, shqiptaret e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem pjesë e këtij procesi, por të shohim zgjedhjen përfundimtare”, ka përfunduar kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.