MENU
klinika

"Ato zona mbetje arkeologjike, ajo që na shqetëson është…"

Kryeministri Rama flet për të arrestuarit: Spiunë në Gramsh? Qesharake!

26.08.2022 - 12:38

Kryeministri Edi Rama ka folur për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh dhe arrestimin e 3 personave, 2 rusëve dhe një ukrainasi për spiunazh.

Rama e cilësoi qesharake akuzat se bëhet fjalë për spiunazh, duke shtuar se me rëndësi është që të zbulohet qëllimi i vërtetë që fshihet pas akteve të këtyre shtetasve të huaj.

“Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë edhe pse ministri i Mbrojtjes, me Ministrin e Brendshëm bënë shpjegimin e nevojshëm. Por më lejoni t’ju them se mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë, ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk kanë objekte të rëndësisë të veçante. Ato nuk janë fabrika që prodhojnë armë, por karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë në 2012-ën dhe faktikisht kanë statuset e SHPK-ve që janë të falimentuara, dhe që janë deri në pikën kur për shkak se kanë disa roje aty për të mbrojtur atë perimetër nga zbatimet etj. Të thuash që bëhet spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunikimit, qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është se çfarë qëllimesh kanë këta persona. Por një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive që duket; aman hajde më kapni, është qesharake. I takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi unë është se ku është qëllimi i vërtetë.

Thirrje të urrejtësve profesionistë për rrëzimin e ngrehinës së sigurisë kombëtare ndërkohë që duhet të shohim nga hetimi se ku është qëllimi i vërtetë. A jeni në vete apo jo nuk lidhje kjo me objektin. Në kohën kur flitej për predha e raketa supersonike, të flasësh për cënim të sigurisë kombëtare se u shfaqën disa personazhe të dyshimtë, po është e vërtetë me aparat duke fotografuar është qesharake. Pra këta persona që për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bënë detyrën e tyre janë persona të dyshuar për spiunazh kjo është e qartë, por çfarë fshihet pas kësaj që mori mendjen e gjithë dynjasë dhe me ndihmën tuaj flas për reportazhe që flisnin për C4. Pyetja është se Çfarë fshihet pas gjithë këtij spektakli që u dha me ndihmën e gjithë kronikantë dhe jo me pagesë madje, u vutë në shërbim për të krijuar gjithë këtë zhurmë të madhe, me rëndësi është të gjejmë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"U kapën duke hyrë në një fabrikë armësh në Shqipëri!"

“Putin u poshtërua”/ Media britanike i jep rëndësi ngjarjes në Gramsh