Eurovision Song Contest 2022 ishte një nga edicionet më emocionuese të Eurovizionit. Jo vetëm që Sam Ryder i dha fund rekordit të gjatë të zhgënjimit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfunduar në vendin e dytë, por votuesit e shpallën Kalush Orchestra të Ukrainës fitues, një shfaqje simbolike e solidaritetit mes konfliktit me Rusinë.
Megjithatë, konflikti i vazhdueshëm filloi të ngrejë pikëpyetje mbi aftësinë e vendit për të organiazuar festivalin vitin e ardhshëm dhe më vonë u konfirmua se Mbretëria e Bashkuar do të organiazojë Eurovizionin në vitin 2023. Tani, është zbuluar lista e ngushtë e qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar që mund të presë konkursin e vitit të ardhshëm. Pra, cili qytet në Mbretërinë e Bashkuar?
Shtatë qytetet aktualisht në garë janë Leeds, Sheffield, Birmingham, Glasgow, Liverpool, Manchester dhe Newcastle. Lista e ngushtë u zgjodh nga një listë prej 20 qytetesh në Mbretërinë e Bashkuar, që shprehën interes.
Në një deklaratë, BBC zbuloi se shtatë qytetet e mbetura kanë “kapacitetin, aftësinë dhe përvojën për një ngjarje të kësaj shkalle dhe kompleksiteti”. Secili prej qyteteve të përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i kërkohet të plotësojë disa kritere, duke përfshirë një “vend të përshtatshëm dhe hapësirë të mjaftueshme” dhe një “përputhje me prioritetet strategjike të BBC-së si transmetues i shërbimit publik”, midis kërkesave të tjera specifike. Qyteti më i suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të shpallet në vjeshtë dhe do të përzgjidhet nga organizatorët e Eurovizionit dhe BBC.
Si vendi fitues në vitin 2022, Ukraina do të kualifikohet automatikisht në finalen e madhe të vitit të ardhshëm së bashku me “Big 5” – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe, secila prej të cilave kontribuon më së shumti financiarisht në konkursin vjetor.
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që BBC ka pranuar të organizojë Festivalin e Këngës së Eurovizionit në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023,” tha Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovizionit, duke shtuar se organizatorët do të sigurojnë që “fituesit e këtij viti, Ukraina, të ndihen të përfaqësuar gjatë gjithë eventit”.
BBC u shpreh se është për te ardhur keq që Eurovision 2022 nuk mund të organizohet në Ukrainë. Megjithatë, transmetuesi e bëri të qartë se BBC do të përkushtohet që ta bëjë eventin një pasqyrim të vërtetë të kulturës ukrainase.
Përpara njoftimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky insistoi më parë se do të mbahet në qytetin e shkatërruar nga lufta të Mariupolit vitin e ardhshëm.
“Guximi ynë i bëri përshtypje botës. Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin për herë të tretë në historinë e saj”, shkroi Zelensky në një mesazh sfidues. “Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol ukrainas.”
Sidoqoftë, në një deklaratë zyrtare të lëshuar më 17 qershor, organizatorët e Eurovizionit njoftuan se pas një vlerësimi të plotë, Konkursi i Këngës 2023 nuk mund të mbahet në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Burimi: Bustle