MENU
klinika

Çfarë deklaron presidenti serb?

Kurti dhe Vuçiç do të takohen shumë shpejt në Bruksel

02.08.2022 - 22:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në fund të muajit në Bruksel.

Kurti tha se një takim ishte parashikuar të mabhej në fillim të këtij muaji, por që është shtyrë me kërkesë të serbit. Mirëpo tani duket se Vuçiq është gati.

“Do të shkoj në Bruksel, nuk është e vështirë për mua, nuk pres asgjë, kush mendon se është e mundur të ruhet paqja me Kurtin, mendoj se e kanë shumë gabim, e di me kë kam të bëj”, shkruan media serbe N1.

Kurti po ashtu tha se arsyeja e shtyrjes së takimit mund të ketë qenë vendimi për reciprocitet me dokumente. Ky vendim bëri që të ketë bllokim të rrugëve në veri nga grupe kriminale, ndërsa me kërkesë të SHBA-së, vendimi u shty për 30 ditë.

Kurti ia la fajin Vuçiq për ngritje të tensioneve në veri dhe përkrahjen e grupeve kriminale.