MENU
klinika

Marrëveshja për njohjen e dokumenteve

Kurti flet për fqinjësi të mirë me Serbinë

28.08.2022 - 07:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për lajmin e arritjes së marrëveshjes së re me Serbinë lidhur me dokumentet e identifikimit që do të njihen tashmë nga të dy shtetet, duke i dhënë jetë lëvijes së lirë të qytetarëve respektivë.

Rreth tre orë pas njoftimit në Twitter nga Joseph Borrell, Kurti e ka falënderuar përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak si dhe të dërguarin e posaçëm nga SHBA, Gabriel Escobar.

Në veçanti, Kurti e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovës Jeff Hovenier për angazhimin dhe kontributin.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai shtoi se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, thotë ndër të tjera Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpresa për arritjen e marrëveshjes për targat

Kosova dhe Serbia takohen nesër në Bruksel

“Memorandum për shkëmbimin kulturor”

Çfarë pritet të ndodhë në Ohër?

“Open Balkan” mblidhet në Ohër

Tri shtete bashkë kundër evazionit fiskal në rajon!