MENU
klinika

Kushti

Kurti: Jam i gatshëm t’ia jap dorën Vuçiçit nëse…

26.08.2022 - 13:57

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” ka thënë se nga data 1 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reciprocitetit për targat dhe për dokumentet për hyrje-dalje.

Kreu i Qeverisë kosovare ka thënë se këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar kohor, megjithatë shton se është i gatshëm për marrëveshje.

Kurti ka thënë se është i gatshëm që t’i shtrëngojë duart me Vuçiqin “nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen”. Kryeministri kosovar ka thënë se edhe Kosova do ta bënte të njëjtën gjë dhe se me 1 shtator të këtij viti nuk do të kishte masa të reja në kufi.

“Por unë jam gati të shtrëngoj duart me Vuçiqin. Nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Atëherë 1 shtatori do të ishte pa rregulla të reja”, ka thënë Kurti për Die Welt.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për barrikadat dhe tensionet e 31 korrikut. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ato nuk u shkaktuan nga serbët e thjeshtë në atë pjesë por nga krimi i organizuar dhe oligarkët të cilët edhe marrin paga nga Serbia.

“Kjo ishte punë e porositur. Pasi u hoqën barrikadat, unë – në konsultim me SHBA-në dhe BE-në – e shtyva me 30 ditë vendosjen e masave”, ka potencuar kryeministri Kurti. /GazetaExpress

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: Së shpejti dialogu Prishtinë-Beograd

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”

"Nuk do të luajë kurrë kundër meje"

“Do mposhtet keq”, Vuçiç ‘provokon’ Albin Kurtin


Ja liderët që po “i vënë flakën” rajonit

Ballkani po rikthehet në vitet ’90

Zv.kryeministri serb Vulin, ‘josh’ grekët!

“Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”

'Katastrofë e qeverisë në politikën e Jashtme'

Trekëndëshi Tiranë -Shkup-Ankara “pushton” shtypin grek